E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gonxhja pret menaxherin e ri të BB-së, diskutim për projektet strategjike

Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti sot në takim  z. Massimiliano Paolucci, Menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë.

Ministri e ka bërë publik takimin në rrjete sociale, teksa shkruan se u diskutua mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen ekonomike dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend në vend.

Programi për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit, ligji për Regjistrat e Kredive (Credit Bureaus) dhe partneriteti me Bankën Botërore, ishin pikat kryesore të bisedës mes ministrit Blendi Gonxhja dhe menaxherit të ri të Bankës Botërore për Shqipërinë.

“Partneriteti me Bankën Botërore mbetet jetik për përparimin e qëndrueshëm të vendit dhe do të vijojë të sjellë rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë shqiptare”, thekson ministri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›