Sulmet e Iranit, Ministria e Jashtme: Shqiptarët në vendet e Gjirit Persik të kenë kujdes të shtuar

Ministria e Jashtme ka këshilluar qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik që të tregojnë kujdes të shtuar. Thirrja e Ministrisë së Jashtme vjen pas sulmit të Iranit në bazën amerikane në Katar, në shenjë hakmarrje pas bombardimeve të SHBA në vendet e tij bërthamore.
Në një postim në rrjetet sociale, Ministria e Jashtme kërkon nga qytetarët shqiptarë që të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore, teksa ka publikuar edhe mënyrat e kontaktit.
Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:
Ambasada shqiptare në Katar
Email: embassy.doha@mfa.gov.al
Tel: +974 77180778
Ambasada shqiptare në Kuvajt
E-mail: embassy.kuwait@mfa.gov.al
Tel: +965 2524 0627
Ambasada shqiptare në Arabi Saudite
Email: embassy.riyadh@mfa.gov.al
Tel: +966501422449
Ambasada Shqiptare në Emiratet e Bashkuara Arabe
Email: embassy.UAE@mfa.gov.al
Tel: +971 50 980 7881
/rtsh.al/