Gonzato: BE, i angazhuar për të mbështetur multilateralizmin dhe rendin ndërkombëtar

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri dhe përfaqësues të lartë të qeverisë u mblodhën sot në Tiranë për një diskutim mbi mënyrën se si reforma e OKB-së sjell përmirësime konkrete në nivel vendi.
Diskutimet theksuan rolin e rëndësishëm që OKB-ja luan globalisht dhe në Shqipëri.
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh se, “Bashkimi Evropian mbetet i palëkundur në angazhimin e tij për të mbështetur multilateralizmin dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, me Kombet e Bashkuara në qendër të tij”.
“Sfidat me të cilat përballemi sot, qofshin konfliktet apo ndryshimet klimatike, migracioni apo zhvillimet teknologjike, i tejkalojnë kufijtë”, theksoi Gonzato.
“Asnjë vend nuk mund t’i adresojë ato në mënyrë të qëndrueshme i vetëm. Mbështetja për Kombet e Bashkuara është një domosdoshmëri strategjike. Ne duhet të rikonfirmojmë jo vetëm angazhimin tonë ndaj Kombeve të Bashkuara, por edhe parimet që frymëzuan krijimin e tyre: paqen, bashkëpunimin, solidaritetin dhe të drejtat e njeriut”, tha ambasadori i BE.
1 nga 4/gj.m/j.p/