E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hacker sulmojnë Epson, vidhen informacionet e 350 mijë klientëve

SEUL – Epson bie në sulmin e hacker-ave. Nga divizioni korean i kompanisë janë vjedhur të dhëna mbi 350 mijë klient. Përvec emrave dhe adresave email, janë marrë numra telefoni dhe informacione mbi blerjet e bëra.

Ende nuk dihet nëse janë vjedhur apo jo edhe numrat e kartave të kreditit. Burime të brendshme të kompanisë kanë deklaruar se e kanë denoncuar rastin autoriteteve.

“Jemi duke hetuar dhe tentuar të kuptojmë origjinën e sulmit” – ka shpjeguar një funksionar i komisionit të komunikimeve të Koresë. Enti po përpilon një plan për sigurinë informatike, pas sulmeve të hacker-ave muajt e shkuar ndaj faqeve qeveritare dhe private.

Në fund të korrikut portali “Nate Internet” dhe faqja “Cyworld”, të dyja të kompanisë “Comms Sk”, u bënë viktima të vjedhjes së informacioneve të 35 milion përdoruesish. Sulmi më i madh i regjistruar ndonjëherë në vend, duket se ka ardhur nga Kina.

Në prill ka qenë radha e bankës me pjesëmarrje shtetërore, Nonghyup. Rrjeti i brendshëm i bankës u bllokua me pasoja të rënda për milion klient. Atë rast autoritetet ia hodhën fajin Koresë së Veriut, që shpesh kanë ndërmarr sulme të tilla edhe ndërmjet Kinës

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›