E Shtunë, 31 Tetor 2026

Google con “Street View” në thellësitë e Amazonës

Duket thuajse e pabesueshme që “Street View” është në përdorim prej 4 vitesh tashmë. Më e pabesueshmja është numri i vëndeve të fotografuara nga kompania. Ndërkohë që ekipi i Google ka mbuluar pothuajse të gjithë qytetet e mëdha dhe zonat më interesante, po punohet edhe për regjistrimin e gjithë Amazonës.

Ekipi i “Google Street View” ka filluar të fotografojë të gjitha seksionet e lumit të Amazonës. Puna po kryet me bashkpunimin e një prej fondacioneve për mbrojtjen e Amazonës, “Foudation for a sustainable Amazon”.

Krijimi i hartave të Amazonës është një punë që do të kërojë disa vite kohë, sidoqoftë Google nuk po ndalon vetëm në krijimin e hartave por po krijon edhe pamjet e gjithë lumit që përshkon Amazonën.

Momentalisht të gjitha forcat janë vendosur në krijimin e imazheve të një zone prej 50km të Rio Negro duke filluar nga Manaus.

Ata do të kalojnë gjithashtu edhe në disa zona tribale dhe fshatra për të dhënë një panoramikë të jetës në zonat e thella të Amazonës. Ata do lënë mbrapa edhe disa pajise për tu përdorur për dokumentimin e jetës nga vëndasit.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›