E Shtunë, 31 Tetor 2026

Google anulon eventin e Android për shkak të uraganit Sandy

Google ka anuluar eventin e madh që po projektonte për ditën e hënë në Nju Jork, për shkak të urganit Sandy.

Sipas disa fjalëve të përhapura, në qendër të eventit do të ishte versioni i ri i Android, Key Lime Pie si dhe një tablet 10 inç, i quajtur Nexus 10, që do të operonte pikërisht me sistemin e ri operativ.

Gjithsesi, do të duhet të presim pak për të parë përditësimet e fundit mbi Android dhe tabletin. Google nuk ka ende një datë të përcaktuar se kur do të mbahet eventi.

Kompania ka njoftuar mediat se do t’i lajmërojnë në momentin që do të përfundojnë me riplanifikimin e eventit. (PCWorld Albanian)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›