Google në sulm ndaj Facebook

Nga Express më 30 qershor 2011 në ora 12:23
Gjiganti i kërkimit Google, ka nisur gjuetinë ndaj Facebook. Projekti Google+ synon ndërtimin e një rrjeti social që të konkurrojë Facebook.
Një nga pikat e forta të këtij rrjeti social pritet të jetë ndarja e informacioneve me një grup të përzgjedhur njerëzish, të cilët vendosen në rrathë të caktuar.
Facebook ka arritur 600 milionë përdorues në mbarë botën dhe i ka lënë pas pa asnjë shans rikuperimi rivalët.
Por, së fundmi disa festa të organizuara pas thirrjeve në Facebook, ku kanë marrë pjesë mijëra njerëz, kanë bërë që imazhi të dëmtohet.