E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet objekti më i shëndritshëm i hapsirës

LOS ANGELES – Një ekip astronomësh europianë shkojnë mbrapa në kohë kur universi ishte akoma i ri dhe zbulojnë një “Quasar” (bërthamë galaktike) shumë të vjetër.

Drita e tij e super-shëndritëshme ka udhëtuar në hapsirëpër 13 miliard vjet kur arriti tokën, që do të thotë se ka ekzistuar që kur universi ishte vetëm 770 milion vjet i ri. Zbulimi e liston si objektin më të shëndritshëm të zbuluar ndonjëherë.

Shkencëtarët u befasuan kur zbuluan se vrima e zezë që e gjeneron është 2 milion herë më e madhe se djelli ynë. Se si u krijua kaq herët në univers është një mister për shkencëtarët.

Zbulimi u bë prej shkencëtarve në tentativën të shkojnë sa më largë në hapsirë dhe në këtë mënyrë mbrapa në kohë, duke qënë se universi u krijua 13,7 miliard vjet më parë prej pas Big bang-ut dhe që atëherë vazhdon të hapet në hapsirë.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›