E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekipet shqiptare gati për Europa League

Nga Express më 30 qershor 2011 në ora 11:55

Të enjten do të startojë rrethi i parë i kualifikimeve për Europa League. Në këtë rreth do të garojnë edhe klube shqiptare nga Maqedonia dhe Shqipëria.

Nënkampioni shqiptar, Flamurtari nga Vlora në ndeshjen e parë do të jetë mysafir i klubit malazez Buduçnost (21:00). Kuqezinjtë nuk do të kenë kundërshtar të fortë dhe pritet që të vazhdojnë garën.

Vështirë nuk pritet ta ketë as Vllaznia e Shkodrës, e cila do të jetë mysafire e klubit Birkirkara nga Malta (20:30).

Edhe ekipi maqedonas Renova, që udhëhiqet nga trajneri kosovar Bylbyl Sokoli, ka gjasa të mira ta kalojë këtë rreth. Përballë ekipit nga Xhepçishti do të jetë skuadrës nga Irlanda e Veriut, Glentoran (20:30).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›