Google prezanton tabletin e ri Nexus 7
Google ka prezantuar tabletin e ri Nexus 7, në një konferencë shtypi në San Francisko. Ky është tableti i parë që vjen me sistemin e ri operativ Android 4.3 Jelly Bean dhe me procesor 1.5GHz Qualcomm Snapdragon S4 Pro 8064.
Modeli i ri i Nexus gjithashtu ka ekranin me rezolucionin më të lartë në tregun e tabletëve. Tableti është dy milimetër më i hollë sesa origjinali dhe 50 gram më i lehtë.
Pajisja, e cila vjen me një ekran LCD 1920×1200, ka një kamera 5.0MP nga ana e pasme dhe 1.2MP përpara, Bluetooth 4.0, një portë USB 2.0 për karikim dhe për transferimin e të dhënave.
Për sa i përket çmimit, pajisja do të kushtojë 229,99$ për versionin me 16GB memorie dhe 269,99$ për versionin me 32GB.
(a.k/krokodili/BalkanWeb)