E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë, treni del nga shinat, 45 të vdekur, shumë të plagosur

SPANJË - Të paktën 45 persona humbën jetën dhe rreth 50 tjerë u plagosën pasi treni me të cilin ata po udhëtonin doli nga shinat.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë pasdites së të mërkurës në qytetin Santiago de Compostela të rajonit të Galicias në veri të Spanjës.
Në trenin e shpejtësisë së lartë udhëtonin rreth 240 persona. Disa dëshmitarë deklaruan se në fillim është dëgjuar një shpërthim dhe më pas treni doli nga shinat, 4 nga vagonë u përfshinë menjëherë nga flakët.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë zjarrfikëset dhe shumë ambulanca për ti ardhur në ndihmë të lënduarve.

Deri tani janë ende të paqarta shkaqet e ngjarjes, hipotezat e para janë ato të një aksidenti, megjithëse nuk përjashtohet edhe mundësia e një sulmi terrorist.

Kryeministri Mariano Rajoy ka thirrur në një takim urgjent qeverinë, nesër pritet të vizitojë zonën ku ndodhi ngjarja.
(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›