Pas apelit në "News24", gjendet fëmija 6-vjeçar i zhdukur në Paskuqan
TIRANE – Pas apelit të familjarëve në televizionin “News24” gjendet fëmija i zhdukur në Paskuqan që prej pasdites së sotme. Mësohet se 6-vjeçari Ermal Lala u gjet në periferi të Tiranës rreth orës 22:30, në afërsi të një qendre tregtare.
Familjarët e vogëlushit denoncuan humbjen e fëmijës në televizionin “News 24”, duke bërë apel për këdo që mund ta kishte parë djalin, që të kontaktonte me ta.
Fëmija u gjet nga roja e qendrës tregtare, i cili lajmëroi menjëherë policinë. Tashmë vogëlushi është kthyer në shtëpi.
(er.nu/BalkanWeb)