E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat: Vritet në Siri një i ri nga Peja

PEJE – Mediat në Kosovë shkruajnë se Atdhe Deva, është emri i shqiptarit tjetër nga Peja që është vrarë dje gjatë luftimeve në Siri. Por lajmi i dhënë nga portalet kosovare nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Deva ishte student në Fakultetin Teknik në Prishtinë, njofton portali 'Ilirida'. Ueb-faqja po ashtu ka postuar një foto ku shihet Atdhe Deva në një takim me të rinj të tjerë.

Ndërkaq shumë prej atyre që e kanë njohur, kanë konfirmuar vrasjen e tij për portalin 'Ilirida'.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›