E Shtunë, 31 Tetor 2026

Google ridizejnon makinën e vet të kërkimit



Pas shumë kohe “Google” po përgatit një variant më modern të makinës së kërkimit, megjithatë edhe në këtë rast bëhet fjalë për një pamje të thjeshtë. Thashethemet e pak kohe më parë dolën se janë të vërteta. Google po përgatit ridizejnimin e parë të madh të makinës së saj të kërkimit pas shumë kohe. Edhe pse pamja ende nuk është përfundimtare, informacionet e para në dispozicion tregojnë për një faqe më ndryshe të parë dhe paraqitje më të detajuar të rezultateve të kërkimit. Pas futjes së shprehjes së kërkuar përdoruesit në anën e majtë kanë mundësinë e zgjedhjes së informatave më të detajuara si fotografi, video e të ngjashme. Pamja e re ende përmban pastërtinë dhe thjeshtësinë për të cilën njihet Google, e mund të provohet me futjen e kodit të veçantë JavaScript në shiritin e adresës së përzgjedhësit.

5 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›