E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asus paraqet laptopin ultra të hollë



Kompania Asus ka paraqitur një laptop, i cili nga pamja e jashtme ngjan tepër me modelin MacBook Air të Apple. Asus UM30 ka ekran me diagonale prej 13.3 inç, shtëpizë alumini, i trashë është gjithsej 19.6 milimetra, ndërsa ka peshë prej 1.4 kilogramë, që e kategorizon në mesin e laptopëve më të lehtë për t’u bartur në treg. Përkundër kësaj, bëhet fjalë për një pajisje bukur të fuqishme. Ai niset nga procesi i Intel Core 2 Duo SU 9400, e në të janë edhe 320 GB të diskut të fortë dhe 3 GB RAM memorie. Pajisja tani për tani shitet vetëm në Japoni, dhe me windows 7 Home Premium prej 64-bit kushton rreth 750 euro.

5 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›