Bullgaria: Kosova doli nga shpërbërja e Jugosllavisë
Bullgaria ndërkaq, ka thënë se “krijimi i shteteve të reja varet nga fakti nëse ai entitet disponon popullatën, territorin dhe qeverisjen efektive”. Burundi ka mbajtur një qëndrim te balancuar.
Në seancën e djeshme dëgjimore, fillimisht foli Bolivia.
Ambasadori Roberto Sarmjento tha se “institucionet e përkohshme të Kosovës nuk kanë pasur të drejtën e shpalljes së pavarësisë dhe se ajo nuk është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, meqë ka shkelur Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”.
“Parimi i sovranitetit dhe i integritetit territorial është parim fundamental i OKB-së, ndërsa shpallja e pavarësisë së Kosovës ka cenuar këtë parim”, ka thënë përfaqësuesi i Bolivisë, Sarmjento, për të shtuar se Rezoluta 1244 ka garantuar “respektimin e integritetit territorial të Serbisë, ndërsa për Kosovën autonomi substanciale”.
“Parimi i vetëvendosjes nuk duhet të minojë parimin e integritetit territorial dhe si i tillë mund të zbatohet vetëm në rastet koloniale”, ka thënë Sarmjento.
Në këtë kuadër, ai ka konkluduar se “Kosova nuk ishte koloni, nuk ishte e okupuar dhe as territor i vetadministruar dhe si e tillë nuk ka pasur të drejtën e vetëvendosjes”.
Qëndrim të ngjashëm ka pasur edhe Brazili. Përfaqësuesi i këtij vendi, Hoze Medeiros, ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, duke thënë se “Rezoluta 1244 i ka ofruar Kosovës autonomi të gjerë, por, njëkohësisht, ka garantuar integritetin territorial të ish-Jugosllavisë”.
Përfaqësuesi i Brazilit ka vënë në pah se “Rezoluta 1244 nuk ka apostrofuar pavarësinë, por i është referuar autonomisë dhe vetadministrimit”.
“Institucionet e përkohshme të Kosovës, me shpalljen e pavarësisë, kanë shkelur Rezolutën 1244 dhe, rrjedhimisht, edhe zotimet politike të atyre që e miratuan këtë dokument”, ka thënë përfaqësuesi i Brazilit, Hoze Medeiros.
Në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës gjatë ditës së djeshme ka dalë Bullgaria. Përfaqësuesi i saj, Zllatko Dimitrov, i cili, fillimisht, ka cituar rezolutat e OKB-së nga viti ’92, ’94 dhe ’99, që flasin për shkelje masovike të të drejtave të njeriut në Kosovë nga ana e autoriteteve serbe.
Dimitrov ka pohuar se “Rezoluta 1244 kishte suspenduar të gjitha autorizimet e Beogradit në Kosovë” dhe ka shtuar se “pavarësia e Kosovës ka qenë episodi i fundit në procesin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë”.
Ai ka theksuar se “Kosova është rast i veçantë dhe ka dalë nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë dhe administrimi ndërkombëtar”.
Përfaqësuesi bullgar ka shtruar pyetjen “nëse në të drejtën ndërkombëtare ekziston fare dispozita me të cilën ndalohet shpallja e pavarësisë”, për t’u përgjigjur vetë, duke thënë se diçka e këtillë nuk ekziston dhe se “krijimi i shteteve të reja varet nga fakti nëse ai entitet disponon popullatën, territorin dhe qeverisjen efektive”.
Zoti Dimitrov, duke folur për integritetin territorial, ka thënë se “ai ka të bëjë vetëm në raportet ndërshtetërore dhe jo në rastet e vendeve në dezintegrim e sipër”.
Duke folur, ndërkaq, për Rezolutën 1244, ai ka thënë se ajo “nuk ka paragjykuar asnjë zgjidhje dhe, rrjedhimisht, nuk është kërkuar që Kosova të mbetet me statusin e autonomisë, nëse nuk do të kishte zgjidhje politike”.
“Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkel normat ndërkombëtare dhe as Rezolutën 1244 dhe si e tillë është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë në fund përfaqësuesi i Bullgarisë, Dimitrov.
Burundi ishte vendi i fundit që foli në seancën e djeshme. Përfaqësuesi, Zhan Daspermon, ka thënë se "kualifikimi i shpalljes së pavarësisë së Kosovës si akt jo i ligjshëm nuk do të kishte asnjë efekt praktik, sepse Kosova do të vazhdonte të ekzistonte si gjendje faktike".
”Deklarata e pavarësisë është akt i brendshëm dhe jo ndërkombëtar, sepse e drejta ndërkombëtare nuk e ka te rregulluar çështjen e secesionit”, ka thënë përfaqësuesi i Burundit, në ekspozenë e tij të balancuar.
Ai ka pohuar se GJND-ja duhet "ta përcaktojë se nuk mund të ketë të drejtë të themelimit të shteteve të reja jashtë procesit të dekolonizimit, ndonëse kjo e dhënë sipas tij nuk ndikon në ekzistencën ose jo të Kosovës si shtet".
Ndryshe, seanca e djeshme dëgjimore ka përmbyllur këtë javë të argumentimit të qëndrimeve pro dhe kundër ligjshmërisë së shtetit të ri.
Java që vjen do të nisë me paraqitjen e qëndrimeve të Kinës, Qipros, Kroacisë dhe Danimarkës. (koha)