E Shtunë, 31 Tetor 2026

Google sfidon Facebook

Google sfidon Facebook dhe Twitter duke futur së fundmi disa opsione tipike të një rrjeti social interneti në postën e saj elektronike të Gmail. Abonentët në këtë adresë emaili mund të azhornojnë statusin e tyre dhe të marrin informacion. E reja sipas Wall Street Journal, do të nisë nga brenda kësja jave, ose me nisjen e javës tjetër. Google zyrtarisht nuk e ka kofnirmuar këtë ndryshim të ri. tuttavia non ha confermato le indiscrezioni. Por, burimet e lartpërmenduar shtojnë se Google po lëviz drejt të njëjtit drejtim si Yahoo, sajt ky që nga viti i kaluar u ka ofruar përdoruesve të tij disa funksione të njëjta me rrjetet sociale, mes tyre dhe mundësinë për të ndryshuar fotografinë me kontaktet e tua në listën e emailit. Google reagon kështu edhe ndaj kompozimit që i është bërë Facebook, ku rrjeti veëm pak më parë freskoi postën e dërgimit të mesazheve ashtu si posta e Gmail. Tani për tani Facebook dominon merkaton e rrjeteve sociale, me 400 milionë përdorues, ndërsa Gmail me 176 milionë përdorues. Google që ka një eksperiencë të ngjashme me rrjetete sociale ka lëshuar një sajt të quajtur Orkut, shumë popullor tani për tani në Brazil. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›