Kryeparlamentari malazez viziton sot Tiranën
Kryetarja Topalli dhe homologu malazez pritet të takohen paraditen e së mërkurës (ora 10:00), në mjediset e kryesisë së Kuvendit, ku më pas do të japin dhe një prononcim për mediat. Gjithashtu gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, z. Krivokapiç do të takohet me autoritetet më të larta të vendit, kryeministrin Sali Berisha, Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Zv.kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Ilir Meta, si dhe me kryetarin e Partisë socialiste, Edi Rama. Gjatë vizitës së tij zyrtare, kryetari i Kuvendit të Malit të Zi do t'i drejtohet me një fjalë përshëndetëse dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, në seancën parlamentare të ditës së enjte.