Rrahin për vdekje një të ri, tre në pranga
Durrës
Një 24-vjeçar është në gjendje të rëndë shëndetësore pas keqtrajtimit nga dy 21-vjeçarë. Policia bëri të ditur ndalimin e agresorëve dhe të një personi të tretë për moskallëzim të krimit. Të arrestuarit janë: Ergys Roshi, banor i Lagjes 7 në Durrës; Klaudio Kiptiu, banues në Lagjen 1 të qytetit; dhe 22-vjeçari Gerald Jakupi. Të tre janë të padënuar më parë. Arrestimi i Roshit dhe Kiptiut u bë pasi në bashkëpunim kanë plagosur, ndërsa kanë qenë në gjendje të dehur, një shtetas nga Durrësi, i cili ndodhet rëndë në spitalin rajonal. Ata e kanë goditur vazhdimisht me mjete të mprehta dhe më pas janë larguar, duke e lënë të përgjakur. I arrestuari Jakupi u prangos për veprën penale të moskallëzimit të krimit, për arsye se dyshohet që ai ka marrë pjesë në konflikt dhe gjatë deklarimeve nuk ka dhënë shpjegime për ngjarjen.
#