Elbasan, arrest shtepie infermierit, merrte rryshfet
ELBASAN- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka vendosur sot masën e sigurisë, "arrest shtëpie" për Kujtim Qamilin, me detyre infermier në Poliklinikën e Specialiteteve në qytetin e Elbsanit. Ai u arrestua një ditë më parë, nën akuzën e korrupsionit pasiv. Gjykatësi Ramazan Avdia, drejtues i seancës, ka vendosur në bazë të provave të grumbulluara nga policia, masën e sigurisë arrest shtëpie ndaj 39 vjecarit. Qamili, u arrestua një ditë më parë në bazë të një operacioni të mirë organizuar ana e Seksionit Kundër Korrupsionit, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan si dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pasi akuzohet se u merrte para personave të cilët aplikonin për t’u pajisur me raport mjekësor në Poliklinikën e Specialiteteve Elbasan. (s.g/BalkanWeb)