Dosjet, Biberaj: Konsultime
Tiranë -Deputeti demokrat Aleksandër Biberaj deklaroi sot se zbatimi i ligjit për hapjen e dosjeve, duhet që të zhvillohet me anë të konsultimeve me aleatët strategjik si SHBA-në, Britaninë e Madhe si dhe Bashkimin Evropian, pasi sipas tij, kjo për të arritur një zgjidhje të pranueshme.
"'Ligji i Lustracionit' është një ligj shumë i rëndësishëm që synon pastrimin e politikës shqiptare, të sistemit të drejtësisë, të administratës publike, por edhe të shoqërisë shqiptare nga e kaluara e errët e sistemit komunist. Ndonëse jemi vendi i fundit në Europën Jug-Lindore që aplikojmë këtë ligj, zbatimi i tij është i rëndësishëm", tha per mediat deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj.