Goran Paskaljeviç: Filmi, një apel për Europën
Pikësynimi mbetet kontakti i filmit me sa më shumë shikues. Kjo është sfida e mëtejshme për regjisorin Goran Paskaljeviç dhe stafin shqiptar të të parit bashkëprodhim kinematografik "Muajt e Mjaltit". I kënaqur që premierat serbe dhe ajo shqiptare nuk u shoqëruan me ndonjë kundërshti të nacionalistëve ekstremë, mundësinë e të cilave nuk e kishte përjashtuar, Paskaljeviç thekson edhe njëherë në Tiranë se filmi i tij është human. Nga ana tjetër, një apel i qartë për publikun europian për këtë pjesë të këtejme që nuk i është bashkuar ende Europës. Madje, këtë proces ku të gjitha palët duhet të respektojnë rregullat regjisori serb e sheh si një zgjidhje të përbashkët për Shqipërinë, Serbinë dhe Kosovën. I pranishëm në konferencën e shtypit pas filmit, së bashku me aktorët shqiptarë: Yllka Mujo, Jozef Shiroka, Çun Lajçi dhe ata serbë Jelena Trulja, Nebojsa Milanoviç, theksoi një frymë të mirë bashkëpunimi, e cila ndoshta në të ardhmen do t‘i hapë rrugë një realizimi të dytë.
Para premierës shqiptare dhe asaj serbe, ju ishit shprehur se nuk e përjashtonit mundësinë e reagimeve nacionaliste ekstreme. Në fakt nuk ndodhi ashtu...
Jam i kënaqur që pas premierës filmi nuk u atakua. Në të kundërt do të ndihesha keq, sepse nuk ka arsye që ky realizim të kundërshtohej, është një film human. Po ashtu edhe premiera serbe pati jehonë pozitive në gazeta. Edhe ato diskutime që u zhvilluan në forume, ku ka edhe komente të ultranacionalistëve, nuk goditet filmi, por fakti se pse ky film u bë me shqiptarët.
Ndonëse filmi nuk merr një zgjidhje të imponuar, historitë e dy çifteve ndërpriten në dhoma burgu. Nuk e keni menduar që përcjell një mesazh pesimizmi?
Mbyllja e filmit nuk është pesimiste, por realiste. Fakti që vajza serbe, Vera, është shtatzënë e bën edhe më të besueshme. Pas premierës serbe, por edhe këtu qenë të shumtë ata që më thanë se do të donin që filmi të vazhdonte. Dramaturgjia tradicionale do të dëshironte që këto dy çifte të takoheshin diku në Europë. Unë vetë jam përpjekur t‘i evitoj skemat. Në idenë time i mbajta këto çifte të ndara, atë shqiptar e vendosa në një kufi italian, ndërsa atë serb në kufirin hungarez. Në fakt, ndonëse jo fizikisht, historitë e tyre pikëtakohen. Një tren në lëvizje dhe kamerat që dalin nga hekurat e burgut e fokusohen në peizazh është një zgjedhje kinematografike e perspektivës. Unë dëshiroja t‘i jepja audiencës, veçanërisht asaj europiane një shije paksa të hidhur, shijen e fajit për këtë pjesë të Europës. Si Serbia dhe Shqipëria, politikisht duan të jenë pjesë e Europës së Bashkuar dhe ky film është një lloj apeli.
A është gati Europa të na pranojë?
Duan s‘duan, do të detyrohet të na pranojë në gjirin e saj. Për mua Europa e stome është pak a shumë si Amerika e 150 viteve më parë kur po krijohej si shtet. Europa ka një lloj paragjykimi ndaj nesh, duke menduar se bëjmë trafik droge, qeniesh njerëzore. Në film unë zgjedh dy histori dashurie të dy njerëzve normalë që kanë një jete tejet dinjitoze. Kjo ishte e qëllimshme, sepse unë doja t‘u tregoja se këtu ka njerëz dinjitozë që po përpiqen të ndërtojnë jetën e tyre në mënyrën më të mirë njerëzore. Në këtë kuptim, edhe pse na ofruan që filmi të ishte pjesë e festivalit të San Sebastian-it, zgjodhëm qëllimisht që shfaqja e parë të ishte në Itali. E dija se aty do të kishte reagim për sa i përket trajtimit të policëve kufitarë. Por pavarësisht reagimit të mediave pro Berluskonit, që në një farë mënyre përfaqësojnë qëndrimin shtetëror, e rëndësishme është që filmi gjeti mirëkuptimin te një grup intelektualësh që ndoqën Festivalin e Venecias.
Në film, në trajtimin e historisë shqiptare janë shpërfillur detaje të vet realitetit ku është vendosur ngjarja (theksi verior). Është një shkujdesje e qëllimshme?
Kur asistenti im shqiptar më pyeti nëse doja aktorë që të flisnin gegërisht, unë iu përgjigja se doja të besoja tek aktori. Nëse sheh filmat amerikanë që e marrin ngjarjen edhe nga Franca, Italia apo çdo vend tjetër, të gjithë flasin me theks amerikan asnjë nuk do t‘ia dijë. Po ashtu historia serbe zhvillohet në Vojvodinë, por aktorët flasin me gjuhën standarde. Do të kujdesesha për këtë gjë vetëm nëse do të bëja një film etnik.
"Muajt e mjaltit" është prezantuar në disa festivale ndërkombëtare, është vlerësuar edhe me çmime. Ky film do të jetë i destinuar vetëm për konkurrime?
Pas premierës në Venecia, Troront dhe vlerësimit me disa çmime, pas disa javësh do të jetë premiera franceze ku filmi do të shfaqet në kinematë franceze dhe më tej në 10 kinema në Spanjë, Austri, Zvicër, në të gjithë Amerikën Latine. Pas disa javësh, filmi do të prezantohet në Festivalin e Roterdamit dhe Gotteburgut ku mundësia e kontakteve për distribuimin është e lartë. Të sigurt në këtë drejtim nuk jemi vetëm në Itali. Normalisht është e rëndësishme që filmi të prezantohet në festivale, sepse aty vendosen kontaktet e shpërndarjes, por pikësynimi më kryesor është që filmi të shkojë në kinema e të jetë pranë njerëzve. Sot është bërë shumë e vështirë që filmat autorë të kenë distribucion.
Ky bashkëpunim i parë i suksesshëm, a do t‘i hapte rrugën një realizimi të dytë?
Mendoj se dyert janë hapur. Unë ndihem si në shtëpinë time, sepse u bë e gjashta apo e shtata herë që vij këtu dhe ndiej një atmosferë tejet të këndshme. Ka aktorë shumë të mirë dhe unë njoh pothuajse gjithë të rinjtë, ata të moshës së mesme, por edhe më të thyer. Kur grupit serb të punës, të cilit iu bashkëngjitën edhe shqiptarë, iu desh të udhëtonte për në Shqipëri, kishin në momentin e parë paragjykime të përziera me ndjenjën e frikës. Kjo për shkak të propagandës negative. Ne jemi dëshmitarë se në fund të bashkëpunimit, kur u ndanë këto dy grupe ishin duke qarë, ishte skenë patetike. Ata vërtet u bënë miq shumë të mirë. Tri ditë më parë, grupi u takua në premierën serbe dhe të gjithë më pyetën se kur do të bëjmë një tjetër film. Unë ende nuk e di se cili mund të jetë projekti i ardhshëm, por atmosfera është krijuar.
Ju theksuat një atmosferë të mirë bashkëpunimi mes aktorëve, por edhe grupeve të punës. A është e vërtetë kjo përtej realizimit të një filmi, në jetën e përditshme?
Kur erdha këtu pashë një biznesmen nga Serbia që ka blerë një zinxhir supermarketesh. Kam parë disa teatro serbe të vijnë në Shqipëri dhe ato shqiptare të shkojnë në Serbi. Si një zgjidhje për ne, bashkë me Kosovën shoh futjen në Europë. Nuk do të jetë një proces automatik, por që në momentin që futemi në Europë do të thotë që i kemi pranuar rregullat dhe unë jam shumë optimist.