E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksistët: Nuk jemi të mbrojtur

Ngjarja e rëndë e masakrimit të një taksisti në qytetin e Korçës ka sjellë reagime nga ana e kolegëve të tij. Ata kanë pezulluar punën një ditë pas kësaj ngjarjeje në shenjë proteste për mungesën e sigurisë dhe të mbrojtjes së tyre nga elementë të krimit dhe grabitësit që kërkojnë shërbime gjatë orëve të natës. Të paktën 30 mjete taksi kanë pezulluar punën deri në kapjen e autorëve nga ana e policisë lokale. Sipas tyre, masakrimi i taksistit 60-vjeçar, Agron Perlati, nuk është i pari në zonën e Korçës. Dje ata kanë denoncuar publikisht raste të shpeshta të dhunës ndaj tyre gjatë shërbimit, ku jo vetëm bëhen pre e sulmeve për qëllime grabitjeje, por shpesh përfundojnë me goditje dhe dëmtime fizike. "Nuk ka asnjë masë për këto sulme që na bëhen gjatë shërbimit. Jeta jonë është në rrezik përditë nga personat të cilëve u shërbejmë, por policia nuk merr masat e duhura edhe kur ka raste grabitjesh", shprehen taksistët e indinjuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›