E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tension edhe në Lushnja-Bylis

Ashtu si parashikohej, tensioni nuk mungoi as në supersfidën e javës së 12-të në Kategorinë e Parë, ndërmjet Lushnjës dhe Bylisit. Rezultati final i 90-minutëshit në "Roza Haxhiu" ishte 0-0, një barazim që i lejon ballshiotëve të ruajnë kreun e klasifikimit. Megjithatë, Elbasani afrohet me kryesuesit, duke e shkurtuar diferencën në -2. Takimi, i cili u përgatit mes akuzave për tentativa korrupsioni dhe kundërakuzave, u shoqërua me mjaft probleme në fushë. Lushnjarët kanë protestuar ashpër për një penallti të paakorduar nga gjyqtari Janku, madje, trajneri Artan Bano urdhëroi ekipin të largohej nga fusha. Kjo është ndalur nga pjesëtarët e tjerë të stafit teknik, ndërsa ndeshja është mbyllur mes tensionit edhe prej simulimeve dhe vonesave të ballshiotëve.

e. k.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›