E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gorbaçov: Rusia të anulojë rezultatet e zgjedhjeve

MOSKË- Ish-presidenti sovjetik, Mikhaïl Gorbaçov kërkoi të mërkurën anulimin e zgjedhjeve legjislative, që u fituan nga partia e Vladimir Putinit, dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja, përballë kontestimit në rritje në Rusi, sipas agjencisë Interfax.

"Mendoj se autoritetet mund të marrin vetëm një vendim: të anulojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe të organizojnë zgjedhje të reja", deklaroi ai.

Ndërkohë që dje u arrestuan më tepër se 560 militantë të opozitës, gjatë një manifestimi për denoncimin e fitores së partisë së kryeministrit rus Vladimir Putin
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›