E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, qeveria masa për të ndihmuar shtresat në nevojë

ATHINE - Qeveria greke paraqiti në parlament një paketë masash në përkrahje të shtresave në nevojë dhe sidomos familjeve që kanë vështirësi në shlyerjen e kësteve te kredive. 

Plani i paraqitur nga Ministri grek i Punës, Jorgos Kutrumanis, që do të materializohet në bashkëpunim me ministri të tjera dhe bankat, parashikon: 

- Vazhdimin e mbështetjes për familjet që kanë detyrime të mëdha. 

- Pezullimin e nxjerrjes në ankand të banesave të tyre për të paktën një vit. 

- Sigurimin e kujdesit shëndetësor për gjithë të papunët si dhe për punonjësit që nuk plotësojnë numrin e nevojshëm të ensimave të parashikuara për ofrimin e trajtimit shëndetësor. 

- Kujdes dhe dhënien e çdo mbështetjeje të mundshme invalidëve dhe familjeve të tyre. 

Ministria e Punës ka filluar negociatat me Unionin e Bankave Greke, për hartimin e një kuadri të ri ligjor që do të zbatohet detyrimisht nga gjithë institucionet bankare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›