E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë-Fushë Krujë, përplasen 3 makina, plagosen 5 persona

TIRANE-Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sot pasdite ku si pasojë janë plagosur rëndë tre persona.

Ngjarja ndodhi rreth ores 14:40 në aksin Tiranë-Fushë Krujë, vend ku janë përplasur 3 automjete njëri pas tjetrit. Si pasojë 5 persona janë plagosur, ku 3 prej tyre në gjendje më të rëndë janë dërguar në Spitalin ushtarak.
Mësohet se automjetet e përfshira në aksident janë 2 benz-a me targa TR 9926 H dhe tjetri me TR 5600 T si dhe një makinë ‘Wolksvagen’ LA 7517 A.

Policia ndodhet në vendgjarje dhe po heton ngjarjen e rëndë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›