RENEA-t shpëtojnë bariun e bllokuar në lumin Mat
MAT- Vërshimi i papritur i ujërave në lumin Mat rrezikoi seriozisht jetën e një bariu 63-vjecar, nga fshati Shënkoll i Lezhës, një natë më parë. Ai mbeti i bllokuar për rreth 4 orë në mes të lumit. 63-vjecari Dedë Mark Deda ka qënë duke kullotur bagëtinë në shtratin e lumit, ku nuk ka patur ujë, në afërsi të burgut të Shënkollit, por vërshimi i ujërave e ka lënë atë të bllokuar që nga orët e pasdites deri rreth mesnatës.
Me rritjen e prurjeve 63-vjecari ka arritur të zhvendoset në një kodër që ndodhej në mes të lumit dhe ka kërkuar ndihmën e familjarëve të tij, këta të fundit kanë lajmëruar menjëherë policinë. Ndërhyrja e forcave RENEA bëri të mundur nxjerrjen e tij nga lumi Mat, shëndoshë e mirë.
(m.a/News24/BalkanWeb)