E Diel, 1 Nëntor 2026

Gorbacov ben thirrje per zgjedhje te reja ne Rusi

Ish udheheqesi sovjetik Mihail Gorbacov ka bere thirrje qe te anullohen zgjedhjet parlamentare dhe te mbahen zgjedhje te reja. Ai tha se rezultatet nuk pasqyrojne vullnetin e popullit dhe se autoritetet duhet te pranojne manipulimin e tyre.

80 vjecari Gorbacov tha dje se injorimi i opinionit publik diskretiton autoritetet dhe destabilizon situaten.

Udheheqesit e opozites dhe vezhguesit nderkombetare thone se zgjedhjet e se dieles u shoqeruar me akuza ne shkalle te gjere per  manipulim te votave mbushjen e kutive te votimit si dhe per parregullsi te tjera.

50 mije forca policore te mbeshtetur nga helikopteret kane patrulluar neper rruget e Moskes dje ne nje demostrim force qe synonte shmangijen e nje dite te trete protestash kunder manipulimit te zgjedhjeve.

Dje vone policia arrestoi 50 demostrues mbreme vone ne Moske dhe 100 ne Shen Pjeterburg.  Forcat e sigurimit thane se  550 protestues u arrestuan nje nate me pare.

Organizuesit e opozites kane planifikuar 4 protesta te medha qe do te mbahen ne Moske gjate 10 diteve te ardhshme e para prej te cilave eshte planifikuar te mbahet te shtunen prane Kremlinit. Autoritetet kane dhene leje per 300 njerez nderkohe qe 23 mije vete kane premtuar ne rrjetet sociale ne internet se do te marrin pjese ne proteste.

Mbeshtetesit e qeverise zhvlluan nje miting ne Kremlin. Partia Rusia e Bashkuar e Vladimir Putinit fitoi zgjedhjet e se dieles por me nje pakesim te ndjeshem te shumices ne parlament me rreth 50.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›