NATO nuk arrin te lehtesoje shqetesimin e Rusise mbi raketat ne Evrope

Ministrat e Jashtem te NATO-s qe po takohen ne Bruksel nuk arriten ta lehtesonin shqetesimin e Rusise lidhur me nje program per mbrojtjen nga raketat ne Evrope.
Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Ander Fogh Rasmusen tha sot se te dyja palet vazhdojne te kene mosmarreveshje lidhur me propozimin por kane ne plan ti vazhdojne bisedimet. Ai po ashtu hodhi poshte pretendimet e Rusise se programi mund te perdoret kunder Rusise. Zoti Rasmusen i beri keto komente pas nje takimi me ministrat e jashtem te NATO-s dhe me ministrin e jashtem rus Sergei Lavrov ne mjediset e Aleances ne Bruksel.
Sekretarja amerikane e Shtetit i tha gazetareve se propozimi i NATO-s per te ndertuar nje sistem te mbrojtjes nga raketat ne Evrope nuk duhet te behet shkak per kunderveprim ushtarak nga ana e Rusise.
Shtetet e Bashkuara dhe NATO thone se sistemi eshte projektuar me synimin per te penguar kercenimet qe paraqesin vende si Irani.
Dje Rusia kercenoi se SHBA dhe NATO po detyrojne fillimin e nje gare te re armatimesh permes ndertimit te nje sistemit te mbrojtjes nga raketat ne Evrope.
Mes ceshtjeve qe po diskutohen ne takimin dy-ditor te NATO-s jane perpjekjet e Aleances ne Kosove dhe ne Afganistan.