Gorbaçovi kritikon ashpër liderët aktualë të Rusisë
"Partia Rusia e Bashkuar e drejtuar nga kryeministri Vladimir Putin funksionon njëlloj si Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik, madje edhe më keq", akuzoi Gorbaçovi në mënyrë të drejtpërdrejtë kreyminsitrin rus, duke shtuar: "Kemi institucione, kemi një parlament, edhe pse nuk e di nëse mund ta quajmë këtë parlament. Duket se kemi gjithçka dhe asgjë”.
Këto deklarata ish-kreu sovjetik i bëri gjatë paraqitjes së një raporti me rastin e 25-vjetorit të Perestrojkës. Mikhail Gorbaçov, i cili në vitin 1985 u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste, vuri në zbatim në vitet e mëpashme reformat e Perestrojkës, politikën e ristrukturimit ekonomik që mbështetet veçanërisht në praktikën Glasnost (transparencë).
Raporti i paraqitur nga fondacioni “Gorbaçov” thekson se reformat e Perestrojkës janë "aktuale" në Rusinë e sotme. Gorbaçov, fitues i çmimit Nobel për Paqen në vitin 1990 për përpjekjet në përfundimin e Luftës së Ftohtë, është po aq i respektuar në Perëndim sa dhe është i kritikuar në Rusi për politikën e tij, që e futi ish-BRSS-në në kaos ekonomik dhe çoi në shpërbërjen e preandorisë së ndërtuar nga Moska.