Dëmtohet Kielini, rrezikon një muaj stop
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave, qendërmbrojtësi i kombëtares së Italisë u ankua për dhimbje në pjesën e dytë të fitores 1-2 përballë Vjollcëve në transfertë. Duke qenë se trajneri Zakeroni i kishte kryer të tri zëvendësimet, Kielini u detyrua të qëndrojë në fushën e lojës deri në fund.
“Zonja” është në pritje të rezultateve nga analizat e hollësishme në ditët e ardhshme, të cilat do përcaktojnë shkallën e dëmtimit dhe kohën e nevojshme për t’u riaftësuar. Sipas shtypit italian, bëhet fjalë për një problem muskulor serioz, për të cilin mbrojtësi i Juves duhet të mos luajë për një muaj.