Gordon Benks portieri qe habiti Pelene

Shpeshhere ne futboll ndodh qe disa lojtare te mos kujtohen per arritjet qe kane bere gjate karrieres se tyre. Edhe pse keta lojtare mund te kene fituar Kupen e Botes ndodh qe te kujtohen nga te tere sportdashesit vetem per nje pritje gezim apo edhe realizimin e nje goli. Mund te themi se ky eshte edhe rasti i Gordon Benksit. Numri nje i Anglise edhe pse arriti majen e Olimpit me tre luanet ne 66-n do te mbahet mend se ka frustruar njerin prej lojtareve me te medhenj te futbollit vete mbretin Pelene.
Anglia kater vite pas triumfit ne Boterorin e 1966-s edhe pse nuk ia doli te mbronte kuroren ne Boterorin qe u organizua ne Meksike me 1970 Gjermania Perendimore i eliminoi ne cerekfinale do te mbahet mend gjate. Kesaj radhe heroi nuk ishte Herst autor i dy prej kater golave te finales se lsquo66-s apo Bakramov anesori qe akordoi nje gol fantazme ne finale ndaj Gjermanise Perendimore por numri nje portes Gordon Benks.
Sfida me mbretin
Te gjithe ata qe mund te kene ndjekur takimin e famshem midis Anglise dhe Brazilit te grupit te 3-te pa dyshim qe do te mbajne mend qe mbreti Pele nuk mundi te realizonte asnje gol. Qe nga ai moment nisi gjithcka fjala Goool iu mohua Pelese qe luante perballe 67000 fansave ne impiantin Estadio Jalisco pikerisht nga numri nje i Anglise Gordon Benks. Sfera qe u godit me koke nga mbreti nuk shkoi ne rrjete edhe pse veti Pele filloi te hidhej sa lart poshte pa pare se ku perfundoi topi. Ky i fundit u devijua nga Beanks. Portieri nen diellin e nxehte te Guadalahares nuk pranoi ti nenshtrohej fatit dhe beri nje mrekulli Benks u hodh ne ajer zgjati trupin sa te mundej dhe me majen e gishtave hoqi Telstarin keshtu e quajti topin Adidasi ate vit ne nder te satelitit te pare qe u leshua ne hapesire per sinjalin e televizioneve duke e nxjerre ne goditje kendi. Qe ne momentin kur godita me koke sferen isha shume i sigurt qe do te perfundonte ne rrjete - tregon Pele. - Une madje fillova edhe te gezohesha por me pas kur vura re prapa meje nuk doja tu besoja syve qe nuk ia kisha dale te realizoja gol.
Benks Ajo pritje me beri te famshem
Pak dite me pare protagonisti i pritjes me te famshme te botes Gordon Benks pranoi per FIFA.com Mendoj se pritja qe bera ne ate takim eshte arsyeja e vetme perse une jam kaq i famshem. Ne qofte se shikon karrieren e Benks dallohet qarte se gjithcka qe ka treguar eshte e sakte. Edhe pse mund te themi se nje fame e tille per vetem nje cast eshte nje minus per karrieren e jashtezakonshme te nje njeriu qe ne moshen 18-vjecare punonte ende si murator dhe ishte pothuajse 22 vjec kur beri debutimin ne tij te pare. - Peter Shilton Piter Shilton pasuesi i Benksit tek Leicester Siti dhe ne perfaqesuesen e Anglise e beri debutimin e tij ne Divizionin e Pare ne moshen 16-vjecare. Portieri nga Shefilldi nuk humbi kohe. Vetem pas shtate muajsh nga debutimi qe beri tek profesionistet e Cesterfilldit ekip qe militonte ne Ligen e trete Angleze Benksi
kaloi per pound7000 pound paund tek skuadra e Leicesterit aty ku do ishte zevendesi i Dejv Meklarenit Dave McLaren. Shume shpejt ai do ta largonte skocezin e besuar dhe u dhuroi tifozeve te dhelprave paraqitje spektakolare per 8 vjet me radhe. Ne keto vite qe kaloi me dhelprat ai arriti qe te futej ne histori pasi fitoi Kupen e Liges League Cup. Skuadra e Leicesterit fitoi ndaj Stok Sitit Stoke City me rezultatin 4-3 ne dy takime. Nderkohe qe Benks humbi me Leicesterin edhe dy finale te FA Cup. Ne ta paren qe u zhvillua ne 1961-indhelprat u munden nga Totenhem Hotsper Tottenham Hotspur nderkohe qe ne finale e dyte te mbajtur vetem dy vite me vone Benks si rralle here u thye ne protagonistin negative te te tijve. Numri nje i dhuroi dy gola Mancester Junajtidit duke zhgenjyer te gjithe fansat e tij. Me pas ne 1967-n duke pare performancen e nje portieri te ri si Shilton Leicesteri vendosi qe te shiste Benksin ne ate kohe ishte 29 vjec. Ky i fundit kaloi tek Stok Siti. Me kete ekip Benksi e coi numrin e paraqitjeve ne Angli ne plot 246 ndeshje. Tek skuadra e pocareve ai fitoi nje tjeter Kupe Lige me 1972-shin. Per ekipin e Stok Sitit ky ishte i pari dhe i fundit trofe i fituar pasi deri me tani asnjehere nuk kane mundur qe te ngrene ndonje kupe.
Rekordi me Angline
Emri i Benksit nuk do te harrohet kurre ne arenen nderkombetare. Ai me fanellen e Anglise ka realizuar paraqitje qe kane lene shenje ne historine e tre luaneve. Me kombetaren Benksi debutoi me 1963-shi ndersa ne 1966 edhe pse nuk ndriti ne finale e Boterorit ndaj Gjermanise Perendimore perfundoi 4-2 ai ishte njeri prej lojtareve kyc te Anglise. Ne Boterorin qe u zhvillua ne Angli ne 1966 Benksi nuk pesoi asnje gol per 442 minuta. Kjo shifer e cmendur qe eshte edhe nje rekord ende i pathyer ne kombetaren angleze u nderpre nga nje penallti e Eusebios ne gjysmefinalen qe luajti Anglia me Portugaline pas dy golave te realizuan nga Bobi Carlton ne minuten e 30-te dhe 80-te ishte pikerisht Esusebio qe shenoi nga pika e bardhe golin e nderit per Portugaline. Me golin e realizuar ne minuten e 82-te Eusebio prishi serine e shtate ndeshjeve radhazi qe Benks skishte pesuar gol.
Aksidenti
Gordon Benksi edhe ne Boterorin Meksike 1970 ishte nje nga figurat kryesore te Anglise. Ne fazen ne grupe Banks ne tri takime pesoi vetem nje gol. Anglia fitoi me Rumanine 1-0 dhe me Cekosllovakine 1-0 nderkohe qe me Brazilin takimin ku Benks u be i famshem pesoi humbje minimale. Te vetmin gol te takimit e realizoi Zhairzinjo Jairzinho ne minuten e 59-te. Kjo humbje do tu kushtonte shume tre luaneve duke qene se perfunduan te dytet ne grupin 3. Keshtu ne cerekfinale ata u perballen me nje skuader te frikshme si Gjermania Perendimore kater vite me vone do te fitonte Kupen e Botes. Ne ndeshjen e famshme pikerisht me i miri per tre luanet Gordon Benks mungoi pas nje semundjeje. Ne ate kohe komisari teknik i Anglise tha Nga te gjithe lojtaret qe mund te humbnim eshte e pabesueshme qe pikerisht Benks do te mungoje. Ne vend te numrit 1 debutoi Piter Boneti Peter Bonetti. Anglia e nisi shume mire takimin qe u luajt me 14 qershor te 1970-s ne impiantin Estadio Leoacuten. Ekipi i Ramseit perballe 23357 shikuesve kaloi dy here ne avantazh me ane te Alan Mulerit Alan Mullery dhe Martin Pitersit Martin Peters. Por nga ana tjeter gjermanet nuk ndenjen duarkryq dhe baraspeshuan rezultatin me dy gola te realizuar ne pjesen e dyte. Ne minuten e 68-te dhe ne minuten e 82-te shenuan respektivisht Franc Bekenbauer Franz Beckenbauer dhe Uve Zeler Uwe Seeler. Me pas golin e terte per formacionin teutonik e shenoi Gerd Myleri Gerd Muumlller ne minuten e 108-te. Ne ate takim qe fitoi skuadra e Helmut Shenit Helmut Schon te gjithe ndien mungesen e Gordon Benksit. Per kete te fundit fatkeqesite nuk do te mbylleshin aty. Ne tetor te vitit 1972 kur ai ishte ende numri 1 i portes se Anglise humbi shikimin ne syrin e djathte ne nje aksident me makine. Qe prej atij aksidenti te tmerrshem Benks nuk mundi me te luante ne nivelet me te larta. Portieri qe kishte frustruar shume prej sulmuesve me vdekjeprures te historise se futbollit perpara se te varte dorezat ne gozhde u terhoq me1977 luajti per nje ekip nga Florida Fort Lauderdale Strikers skuader qe merrte pjese ne Ligen e Futbollit te Amerikes se Veriut.
Pershtypjet
Sa here qe kisha perballe Gordonin pyesja vetveten lsquoSi mund ta mposht kete burre - ka thene Xhimi Grivs Jimmy Greaves. Po te njejten pyetje i beri vetes edhe Pele ate pasdite ne Meksiko. Une e kisha fjetur mendjen se kisha realizuar ate gol por me duket se Benksi ma vodhi - kujton mbreti me shaka. Me pas vete Benksi shton Fale asaj pritjeje une u bera i famshem. Te gjithe do te mbajne mend se i mohova nje gol Pelese. Njerezit nuk do te me kujtojne per triumfin ne Kupen e Botes ne 66-n une do te kujtohem vetem per ate prije per vete faktin se eshte folur aq shume per ate pritje them se ajo ceshtje eshte shume e madhe.
Ne panteonin e portiereve te medhenj
Perpos komplimenteve te shumta Gordon Benks ka arritur qe te vleresohet edhe nga Federata Nderkombetare e Historise dhe Statistikave te Futbollit. Kjo e fundit e ka cilesuar si portierin e dyte me te mire te shekullit XX. Pas britanikut qendrojne emra si Disno Xof Dino Zoff Sep Majer Sepp Maier dhe Rikardo Zamora Ricardo Zamora nderkohe qe para tij qendron vetem i madhi Lev Jashin Lev Yashin. Ndryshe nga instituti i lartpermendur mendon vetem mbreti qe thote Benksi mund te jete lojtari me i mire mbrojtes i historise se futbollit.
Skeda
Datelindja 30 dhjetor 1937
Vendlindja Shefilld
Roli Portier
Klubet ku ka luajtur Cesterfilld 1958-59 Leicester Siti 1959-67 Stok Siti 1967-72 Klivland Stokers 1967 Fort Lauderdejl Strajkers 1977-78 St Patriks Atletik 1977
Ndeshje me Angline 73 prezenca 1963-72
Arritjet
Kampion bote me 1966
Fitues ne Championship 1964 1965 1966 1968 1969 1970 1971 dhe 1972
Fitues ne Kupen e Liges Angleze 1963/64 1971/72
Futbollisti i Vitit 1971/72
A e dini se
- Pele dhe Arcibishop Dezmond Tutu Archbishop Desmond Tutu udhetuan drejt qytetit te Stokut ne 2008-n per te peruruar nje statuje qe u ngrit ne nder te Benksit.
- Gordon Benks ne 35 ndeshje nga 73 qe zhvilloi gjithsej me perfaqesuesen e tre luaneve nuk ka pesuar asnje gol.
- Ne nje ndeshje nderkombetare futbollisti i kombetares irlandeze Xhorxh Best i rrembeu topin nga duart Benksit i cili po pergatitej per te ekzekutuar nje goditje denimi dhe e goditi sferen drejt rrjetes bosh. Ky gol u anulua per mungese fair play.
- Mediat meksikane i vune nofken lsquoEl Magnifico numrit nje te Anglise. Mediat meksikane u inspiruan nga pritja e famshme e Benksit. Mbiemri i Benksit i lejoi mediat qe te shpiknin edhe nje shprehje lsquoSsafe as the Banks of England e sigurt si bankat e Anglise.
- Benksi kuptoi qe kishte pritur sferen e goditur prej Pelese vetem kur degjoi njerin prej shokeve te ekipit teksa e pergezoi. Nuk besoja qe do te frenoja ate top edhe sikur te hidhesha si vetetime por kur degjova duartrokitjet e Bobi Murit atehere mendova se kisha nderhyre ne kohe - tregoi Benks.