Karlinjos Brazili gjen pasardhesin e Roberto Karlosit
Nuk ka mjaftueshem mbrojtes krahu merkatoja ofron nje numer te limituar zgjedhjesh. Duke perjashtuar me te cmuarit nga Maikon tek Dani Alvesh dhe Bale nuk eshte e thjeshte qe te gjesh nje lojtar qe jep garanci ne kete rol ashtu sic tregojne kerkimet e komplikuar te zhvilluara nga Juventusi dhe Milani. Ne Brazil po merr emer nje mbrojtes i majte me perspektiva te mira. Karlinjos Carlinhos 24 vjec ka qene nje protagonistet e fitores te kampionatit nga Fluminense dhe duket i pjekur per nje eksperience te rendesishme jashte Brazilit. 24-vjecari po ndiqet me vemendje nga komisari teknik Menezes i therritur per te rindertuar skuadren braziliane pas boterorit zhgenjyes qe i kushtoi pankinen Dunges. Karlinjos eshte i afte qe te garantoje shpejtesi dhe madheshti ne fushen e lojes. Ai arrin qe te kontrolloje topin me nje siguri te madhe ndersa me sprintin e tij ndryshon ritmin e ne levizje duke arritur qe tu pasoje sulmuesve. Ka nje prekje te bute e me stil te topit kroset e tij jane te kalibruara. Daljet e tij perpara jane nje burim i domosdoshem per skuadren e drejtuar nga Ramalho i cili ka marre titullin e kater ne Brazil gjate karrieres se tij pas tre triumfeve te arritur ne drejtim te San Paolos. Ramalho ka ditur te vleresoje Karlinjon si ne te shkuaren kur ka nuhatur talentet e lojtareve si Hernanes e Miranda.
Nga te rinjte e Santosit
I rritur ne sektorin e te rinjve te Santos Karlinjos eshte nje mengjarash natyral duke luajtur gjithmone me skemen 4-4-2 ne linjen mbrojtese. Nisjet e tij nga mbrapa mund te behen shperthyese me ndryshimet e marsheve te tij duke i vene ne krize kundershtaret. Ne krahun e majte eshte i afte qe te prishe ekuilibrat duke fituar disa centimetra. Fluminense e ka blere Karlinjos majin e kaluar. Ai ka mberritur ne Fluminense nga Santo Andre ku ka shenuar tre gola ne 24 ndeshje. 24-vjecari u zgjodh nga Ramalho per te zevendesuar Hulio Sezarin jashte sezonit nga nje demtim. Karlinjos ka debutuar me 23 maj te 2010-s kunder Korinthiansit 0-1 dhe nga ai moment eshte bere nje nga shtyllat e ekipit te Rio de Zhanieros. Kontributi i tij ka qene deciziv duke shenuar nje gol javen e parafundit ne sfiden ne transferte perball Palmeiras e fituar 21 nga Fluminense. Ndersa ne ndeshjen e fundit ka qene po ai qe i ka dhene asistin per gol Emersonit gol qe i ka dhene Fluminenses mundesine qe te festoje mbas fitoren e titullit mbas nje pritjeje prej 26 vjetesh.
Karakteristikat
Gjithmone eshte shoqeruar nga gjykime lajkatuese por Karlinjos ka gjetur gjate vitit te fundit ate konstante qe i kishte munguar ndonjehere. Ai eshte nje mbrojtes qe ka nje gatishmeri per lojen sulmuese. Per te dhene maksimumin e tij ai ka nevoje per nje qendermesfushor te jashtem qe te dije ta mbroje kur avancon. Karlinjos eshte i shkathet dhe shpejte nuk ka nje fizik masiv por arrin qe ti qendroje ndikimit te kundershtareve me te medhenj. I gjate 1.76 duke peshuar vetem 72 kg. Ai ka hyre ne boten e futbollit profesionist kur ishte vetem 18 vjec me Santosin e Luksemburgut duke luajtur ne krahun e majte se bashku me Kleber qe tashme vesh bluzen e Porto Alegre. 5 gola ka shenuar Karlinjos ne 61 ndeshjet qe ka luajtur me ekipin qe eshte ne zemer te mitit Pele. Nje divorc i parashikuar ne 2008 per ti dhene mundesi atij qe te merrte eksperience larg ambientit ku ishte rritur e kishte filluar qe te imponohej. Fillimisht eshte prezantuar tek Kruzeiro ku luajti vetem 12 ndeshje me pas ai ka levizur Mirasol ku eshte aktivizuar 18 here. Ne janar 2010 ai eshte shitur tek Santo Andre e cila ne hapesiren e pese muajve ka realizuar nje fitim mahnites pasi e bleu Karlinjosin 800.000 euro dhe e shiti per dyfishin. Karlinjos ka qene pjese e kombetares braziliane te Under 20 dhe eshte therritur me ekipin e pare ne miqesoren perballe Zvicres.
Cmimi i kartonit
Bluza me numer 6 qe Karlinjos mban eshte nje pikat me te forta te Fluminenses e cila edhe ne krahun e djathte ia beson nje lojtari interesant si Mariano 21 vjec. Karlinjos ka nje kontrate te nenshkruar deri ne fund te qershorit te 2013-s. Ai u pelqen skuadrave spanjolle si Valencia dhe Sevilja por kartoni i tij vleresohet mbi tre milione euro. Ne kampionatin e fundit brazilian ai ka luajtur ne 27 ndeshje duke shenuar edhe tre gola. Perpara se ti shenonte Palmerias ai kishte realizuar nje dopjete perballe Atletiko Mineiros. Ramalho ka ditur ti jape lirine per te shprehur potencialin e tij te plote megjithate pa anashkaluar detyrat teknike. Ne fazen mbrojtese ai eshte prezent dhe mbron sektorin edhe pse nuk ka vetine e mbuluesit. Per kete arsye ndonjehere njeri nga qendroret i duhet qe te afrohet per ta dubluar e per ta mbeshtetur punen e tij ne mbulim. Duke pritur nje mundesi nga komisari teknik Menezes Karlinjos tashme eshte i zene ne kampionatin brazilian me Fluminensen e po konfirmohet ne nivele te larta ku ne tri ndeshje ka shenuar nje gol kunder Makaemit.
Marre nga Corriere dello Sport.it