E Diel, 1 Nëntor 2026

Gordon: Pavarësia e Kosovës nuk preket

Gjatë takimit të mbrëmshëm me kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi, Gordon rikonfirmoi qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me pavarësinë e Kosovës. Ai theksoi se pavarësia është një proces i pakthyeshëm dhe pavarësisht rethanave, njohjet e reja do vijojnë. Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell.

“SHBA-të mbesin të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën në konsolidimin e shtetësisë dhe në anëtarësimin e saj në strukturat euro-atlantike”, pohoi ndihmëssekretari amerikan gjatë takimit. Ndërsa kryeministri Thaçi siguroi se Kosova do të jetë e matur dhe e përgjegjshme në veprimet e veta dhe se do të rrisë angazhimin për të siguruar njohje të tjera të shtetit të ri.

”Do të vazhdojmë me vendosmëri dhe maturi ta shtrijmë autoritetin e institucioneve të Republikës së Kosovës edhe në veri, pavarësisht pengesave dhe provokimeve që do të vijnë nga Serbia. Ne gjithashtu do të vazhdojmë të mbesim të hapur për marrëdhënie të mira fqinjësore me te gjitha shtetet e rajonit, përfshire edhe Serbinë. Por kurrë nuk do lejojmë që rendi kushtetues dhe integriteti territorial të vihen në pikëpyetje”, theksoi kreu i ekzekutivit kosovar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›