Në Argjentinë tësigurt: Maradonado të qëndrojë
ARGJENTINE- Diego Armando Maradona do ta bëjë të ditur javën e ardhshme vendimin për të qëndruar në krye të kombëtares argjentinase apo jo.
Duke folur për gazetarët përpara nisjes për në Venezuelë, ku do të takohet me liderin e këtij vendi Hugo çavez, Maradona ka deklaruar se nuk ka asgjë të re në këtë drejtim.
“Do të flasim javën e tjetër, do të jap një konferencë pasi të kem folur me presidentin Grondona”, deklaroi Maradona. Pas humbjes 4-0 me Gjermaninë, Maradona u shpreh në media se cikli i tij në krye të kombëtares kishte përfunduar, por insistimi i Federatës duket se e ka bërë atë ta mendojë sërish këtë çështje. Ndërkohë, gazeta argjentinase Ole shkruan sot se ai do të qëndrojë në krye të detyrës, të paktën edhe për një vit, kur të organizohet Kupa e Amerikës Latine në Argjentinë. “Maradona i ka thënë po Grondonës në telefonatën që kanë patur të martën në mbrëmje dhe ai do të qëndrojë trajner i kombëtares”, shkruan kjo gazetë.
Ndërkohë, presidenti i Federatës ka bërë të ditur se takimi do të zhvillohet të hënën dhe aty do të diskutohet gjithçka përsa i përket pankinës. Diego Armando Maradona e mori drejtimin e Argjentinës dy vjet më parë, por ai dështoi në çerekfinalen e kampionatit botëror përballë Gjermanisë, ku skuadra e tij e tejmbushur me yje dhe talente, u mund 4-0.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)