Maqedoni, dyshohet për zhdukjen e varrezave masive
Versioni online i të përditshmes shqiptare në Maqedoni, “Lajm”, raporton sot se dyshohet që personat janë gërmues të paligjshëm që kërkojnë ar dhe argjend, por nuk përjashtohet mundësia që ata të kenë qëllim zhdukjen e gjurmëve të varreve të kosovarëve të vrarë nga serbët. Sipas dëshmive të banorëve të zonës, gjatë fundjavës janë bërë gërmime, të cilat më pas janë mbuluar për të mos lënë asnjë gjurmë.
Kjo zonë nuk mbrohet nga askush dhe deri në nisjen e hetimeve lidhur me vërtetimin e hipotezës se në Maqedoni ka varre masive, ka gjasa që ato të zhduken plotësisht pa lënë gjurmë. Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë bëjnë të ditur se do të bashkëpunohet me autoritetet kosovare për të zbardhur çështjen.
Para pak kohësh Shoqata e të Zhdukurve të luftës së Kosovës ngriti dyshimet se në afërsi të lumit Lepenc gjendet një varrezë masive me rreth 40 viktima të konfliktit të viteve 1998-1999. Muajin e kaluar Ministria e Jashtme e Kosovës kërkoi nga ajo maqedonase që të punojë për vërtetimin apo hedhjen poshtë të këtyre dyshimeve.