Kosovë, qeveria keqardhje për rigjykimin e Haradinajt
Me anë të një deklarate për mediat, ekzekutivi kosovar u kërkoi qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të kenë besim te drejtësia ndërkombëtare. “Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje për këtë vendim të gjykatës, por është e bindur se Haradinaj do të dëshmojë pafajësinë e tij në rigjykimin e pjesshëm, ashtu si në rastin e gjykimit të tij në këtë gjykatë, e cila e kishte shpallur të pafajshëm”, thuhet në komunikatë.
Duke theksuar luftën e drejtë për liri dhe demokraci të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, në njoftim Prishtina zyrtare vë në dukje se UçK-ja ka respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me luftën. “Institucionet, qytetarët e Republikës së Kosovës dhe vete z.Haradinaj kanë dhënë provat e bashkëpunimit dhe të besimit në drejtësinë ndërkombëtare, një gjë e cila po rikonfirmohet edhe në rastin aktual”, vijon më tej deklarata.