Gordon nis turin ballkanik do vizitojë Kosovë, Serb,i Bosnje
WASHINGTON- Ndihmëssekretari amerikan për çështje evropiane dhe euroaziatike, Philip H. Gordon nis sot turin ne Ballkan ku do te vizitojë Kosovën, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën, dhe Kroacinë. Vizita bëhet e ditur nga Departmenti amerikan i Shtetit. Edhe këtë herë Shqipëria mbetet jashtë axhendës së kësaj vizite tepër të rëndesishme të zotit Gordon. Gjatë vizitës së tij ne Ballkanin perëndimor, Gordon do të konfirmojë mbështetjen e SHBA-së për vendet e rajonit. Gordon në Sarajevë do të marrë pjesë në konferencën e Qendrës për Raporte transatlantike të Universitetit John Hopkins dhe fondacionit boshnjako-amerikan dhe do të flasë për politikën amerikane në Ballkan.
(s.g/balkanWeb)
(s.g/balkanWeb)