E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupi parlamentar i PS zhvillon mbledhjen javore me dyer të mbyllura

TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar mbledhjen javore, ku ka diskutuar në lidhje me seancën plenare të kësaj jave. Mbledhja u drejtuar nga kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruci, duke qenë se kryesocialisti Rama ndodhet në një vizitë në Shtetet e Bashkuara.

Edhe pse mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura, burime të brëndëshme konfirmojnë, se tema kryesore e diskutimeve ka qenë projekligji për Albpetrolin, ku opozita do të kundërshtojë ashpër privatizimin e kësaj kompanie dhe do të votojë kundër.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›