Peci: Do vazhdoj t’i shërbej vendit, kurajo ushtarakëve në Afganistan
TIRANE - Kamera e News24 ka udhëtuar drejt shtëpisë së Aleksandër Pecit, disa ditë pas kthimit të tij në Shqipëri. Nëntetari Peci rrëfen anën e tij njerëzore rreth sulmit, duke iu shmangur asaj se çfarë ka ndodhur ditën e ngjarjes.
“Me shëndet ndihem mirë, por ndihem edhe shumë i lumtur. Jam shumë krenar që shumë njerëz vijnë më vizitojnë. Prindërit më kanë dalë fillimisht përpara. Ishte një emocion shumë i madh. Dëshira për të qenë ushtarak më ka lindur që i vogël, nga filmat dhe shokët që kam ushtarakë. Do të falenderoj në veçanti shokët e mi që ndodhen në Afganistan, do t’i këshilloja që me zemër dhe me shpirt ta mbarojnë detyrën e tyre me sukses. Unë do të vazhdoj dhe do t’i shërbej atdheut flamurit dhe detyrave kudo që të ketë nevojë.”- deklaroi Peci.
Nëntëtar Aleksandër Peci mbeti i plagosur gjatë një sulmi në Kandahar të Afganistanit në 21 shkurt të këtij viti, ku për pasojë humbi jetën komandant Feti Vogli.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Aleksandër Peci intervistë për News24