Kandidati Republikan Mit Romny fiton zgjedhjet në Puerto Riko
SHBA- Kandidati kryesor Republikan për president, Mit Romny ka fituar zgjedhjet në Puerto Riko, duke forcuar kështu pozitat e tij për të marrë emërimin e Partisë Republikane, ndëra përpiqet të sfidojë Presidentin Barack Obama në zgjedhjet e nëntorit.
Zyrtarët e zgjedhjeve thonë se me 30 përqind të raporteve të qendrave të votimit, Romny ka fituar 83 përqind të votave, ndërsa rivali i tij kryesor, Rik Santorum, renditet ne vendin e dytë me 8 përqind dhe Njut Gingriç i treti me 2 përqind.
Fitorja në Puerto Riko i jep edhe më shumë anvantazh Romnyt në garën për të siguruar 1144 delegatët që duhen për të siguruar emërimin e Partisë Republikane si kandidat për president. Fushata Republikane zhvendoset tani në Illinoi, shtet i cili mban zgjedhjet të martën. Luiziana do të votojë të shtunën.
(el.me/news24/BalkanWeb)