Gosling do të paraqitet në filma erotikë

Në fakt, “Fifty Shades Of Grey” aktualisht është libri më i popullarizuar në botë për shkak të përmbajtjes së vet provokuese, raporton RTL. Historia në libër kryesisht bën fjalë për brutalitet, seks sadomazohist, dhe kështu duhet të jetë edhe filmi.
Producenti i filmit do të preferonte që në këtë rol ta shihte Ryanin, i cili në qilimin e kuq në Toronto pranoi se është menduar në lidhje me pranimin ose jo të këtij roli.
“Unë nuk e kam lexuar ende librin, kështu që nuk mund të bëj ndonjë koment në lidhje me këtë rol. A do ta pranoj rolin apo jo mbetet të shihet”, tha Gosling për portalin kanadez, “E.T. Canada”.
Por, mbetet të shihet edhe se a do të pranojë e fejuara e aktorit, Eva Mendes, që i dashuri i saj, me të cilin shumë shpejt pritet të shkojë para altarit, të shkojë në shtrat me një femër tjetër.