Hoxhaj: Serbia duhet të kërkojë falje për krimet në Kosovë

“Prandaj ata duhet të kërkojnë falje para qytetarëve të Kosovës për këto akte të tmerrshme që kanë ndodhë në Kosovë në mes 1989 deri në 1999”, ka thënë Hoxhaj.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës është gatshme që të fillon një proces të pajtimit brenda Kosovës në mes të shqiptarëve dhe serbëve që jetojnë këtu gjatë shekujve.
“Por pajtimi nuk mund të ndodh nëse nuk ndryshon agjenda hegjemoniste serbe karshi Kosovës gjatë tërë shekullit 20 dhe e cila ka qenë burimi i konfliktit të gjatë dhe së fundi luftës me 1998-1999”, ka thënë Hoxhaj në këtë Intervistë dhënë gazetës “Danas”.
Hoxhaj ka thënë se asnjë vend në rajon dhe as Serbia nuk mundet të behët antare i BE-së nëse nuk ndërton marrdhënje të mira fqinjësore me vendet për rreth saj.
“Sa me heret që ta kuptojë Serbia aq më mirë është kjo për tërë rajoni. Elita politike në Serbi duhet të jetë e ndershme ndaj qytetarëve të tyre, duhet të ju tregohet se Kosova është shtet i pavarur”, ka theksuar Hoxhaj.