E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita bojkoton zgjedhjet në Bjellorusi

Rreth shtatë milionë bjellorusë me të drejtë vote iu drejtuan sot kutive të votimit, në zgjedhjet parlamentare të bojkotuara nga dy partitë kryesore të opozitës.

Në një thirrje drejtuar të gjithë kundërshtarëve të presidentit autoritar, Alexander Lukashenko, opozita i kërkoi të gjithë votuesve që të bojkotojnë “farsën e radhës”.

Bjellorusia, shpesh e konsideruar vendi i fundit diktatorial në Evropë, nuk ka zhvilluar ende zgjedhje të rregullta të njohura ndërkombëtarisht, në bazë të vlerësimeve ndërkombëtare.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2010, Lukashenko u akuzuar për manipulime të “gjithë-përhapura”, ndërsa protestat që pasuan u shtypën me dhunë prej autoriteteve.

Lukashenko drejton me dorë të hekurt ish-Republikën Sovjetike të Bjellorusisë që prej vitit 1994.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›