"Gota ne bilancin e UNMIK"
PRISHTINE - Shefi gjerman i Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, Joahim Ryker i dorezoi kete fundjave postin pasardhesit te tij italian, diplomatit Lamberto Zannier. Ne nje interviste qe publikoi Dojce Vele, Ryker flet mbi punen e UNMIK dhe vleresimet rreth Misionit. Shefi i Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, Joakim Ryker, konfirmoi te henen e javes se kaluar largimin e tij nga kreu i ketij misioni. Pas hyrjes ne fuqi te kushtetutes se Kosoves, UNMIK-u do te filloje procesin e zvogelimit dhe krijimit te hapesires per vendosjen e Misionit te Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine te njohur me emrin EULEX. Ditet qe vijne pritet te sqarojne me shume menyren e kalimit te pergjegjesive nga UNMIK-u tek qeveria e Kosoves dhe Misioni i Bashkimit Evropian.
Si ndjeheni tani qe po ikni?
"Eshte nje ndjenje e mire. Kam thene gjithmone, se kur te vije nje kthese logjike ne veprimtarine e UNMIK-ut, do te largohem. Tani ka ardhur pikerisht ky moment, UNMIK-u do te ndryshohet krejtesisht, qe nga themelet. Ne mund te themi se kemi kryer nje pune te mire dhe te suksesshme gjate nente viteve te fundit. Ne hodhem themelet per nje demokraci funksionuese, per nje shtet funksionues dhe per nje treg ekonomik funksionues.
Mendoni seriozisht se tani eshte momenti i pershtatshem per t´u larguar nga Kosova?
Me mua po largohet Perfaqesuesi Special i Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, SRSG, i cili organizoi dhe koordinoi detyrat e UNMIK-ut. Por se shpejti shume nga keto detyra nuk do te jene me pjese e kompetencave te UNMIK-ut. Dhe plani se si do te kryhet kjo, eshte hartuar tashme. Keshtu qe nuk ka me kuptim.
UNMIK-u ka rendesi te vecante sidomos per pakicat serbe ne veri te Kosoves. Por serbet e Kosoves kane thene, se nuk do ta njohin misionin e EU-se, EULEX, si mision legjitim nderkombetar?
Nuk do te ishte zgjidhje e mire, nese organizatat nderkombetare do te pranonin te pozicionoheshin ne baza territoriale, sipas principit: "ne po rrime ne veri e ju ne jug". Kjo mundesi duhet perjashtuar. Iniciativa aktuale ka si qellim qe BE-ja, ne kujdesin e UNMIK-ut dhe ne baze te rezolutes 1244, e cila mbetet ne fuqi, te marre persiper kompetenca dhe funksione te rendesishme, ne te gjithe Kosoven.
Mendoni se UNMIK-u ka arritur vertete shume ne Kosove? Shqiptaret dhe serbet e Kosoves vazhdojne te mos e pranojne bashkejetesen. Shumica e serbeve, qe jetonin dikur ne komuna serbe ua shesin trojet shqiptareve dhe anasjelltas. Papunesia eshte ekstreme. Pjeset me te rendesishme te administrimit dhe sektorit financiar u kryen nga nderkombetaret nente vite me radhe, pa u lene mundesi keshtu institucioneve kosovare te mbledhin eksperiencen e duhur?
Gota mund te jete gjysme bosh ose gjysme plot, varet nga kendveshtrimi. Po te flasim per sektorin ekonomik, eshte e vertete se papunesia ne Kosove eshte e larte, por ne Kosove kemi gjithashtu nje rritje ekonomike. Madje kete vit ajo do te jete 6 per qind. Kemi nje permiresim te sistemit tatimor. Tregtia e jashtme funksionin, pra eksportet po rriten me shume se importet. Edhe per sa i perket institucioneve kosovare, nuk jam pesimist. Ndersa per sa i perket marredhenieve mes bashkesive kosovare dhe serbe, si edhe me grupe te tjera, sigurisht qe ka ferkime. Por rendesi ka qe te mos perqendrohemi tek status quo-ja. Dhe kjo sigurisht qe varet edhe nga formimi i qeverise se re ne Beograd, sepse qendrimi i serbeve te Kosoves influencohet nga Beogradi.
Zannieri: Detyra e pare, rikonfigurimi i UNMIK-ut
Shefi i ri i UNMIK-ut, Lamberto Zannieri tha ne Prishtine se detyra e pare e tij do te jete rikonfigurimi i UNMIK-ut ne driten e zhvillimeve te reja politike ne Kosove. Ai tha se ka per detyre te ndihmoj punen e institucioneve te Kosoves por nuk precizoi se kur do te filloje bartja e kompetencave tek Eulex-i, por nuk dha hollesi per misionin e rikonfiguruar.