Rihetimi per masakrimin e nenes se Lul Cakes, tre persona nen akuze
Policia e Fierit do te rihapte dy muaj me pare te gjitha dosjet e vjetra te ndodhura pergjate viteve 1997-1999 dhe qe ishin te pazbardhura. Nje prej tyre ishte rrembimi dhe me pas perdhunimi e masakrimi i nenes se Lulzim Cakes, i njohur dhe si i forti i Samatices ne ate periudhe. Madje ka qene vete Caka qe ka rrefyer autoret e krimit makaber nga qelia e burgut te Peqinit ku eshte kontaktuar disa here nga prokuroret. Ai ka akuzuar dy pjestare te fisit Yzeiraj nga fshati Rrerez i Beratit dhe Fatmir Eminin, vellain e Pellumb Eminit, njeriut qe Caka ekzekutoi ne nje lavazh praen Plasmasit ne Lushnje ne vitin 1997. Masakrimi i Xhevrije Cakes ka ndodhur me 1 korrik te vitit 1999 ne qytetin e Fierit, ne nje pyll prane lumit Seman. Per kete ngjarje prokuroria e rrethit Fier ka filluar procedimin penal me numur 249 ne vitin 1999, nderkohe qe dokumentimi i saj eshte bere ne 2 mars te vitit 2000. Operacioni i koduar "Rrembyesi" vuri nen akuze tre persona, Bledar dhe Artan Yzeiraj, vellezer dhe Fatmir Eminin, i arrestuar dhe denuar me 25 vite burg per nje tjeter vrasje. Po keshtu Bledar Yzeiraj eshte arrestuar ne Belgjike nga Interpol Tirana per vrasjen e Neki Cales, I denuar me 17 vjet burg. Kurse Artan Yzeiraj eshte ende ne kerkim dhe akuzohet njekohesisht per vrasjen e kryetarit te komunes Kutalli ne vitin 2000, anetar i fisit Calaj, vrasje per te cilen eshte denuar me 18 vjet burg.