Alarmi: Serbet, manipulim serioz ne veri
MITROVICE - Manipulime shume serioze me serbet lokale i ka quajtur ministri i Puneve te Brendshme, Zenun Pajaziti, veprimet e strukturave paralele te sigurise ne veriun e banuar me shumice serbe. Kryetari i Komunes se Mitrovices, Bajram Rexhepi, ka alarmuar se pjesetare te strukturave paralele serbe te sigurise kane shtuar levizjet dhe aktivitetet e tyre ne veri, duke i ndalur dhe legjitimuar njerezit ne veri te qytetit, madje edhe duke u prezantuar haptas si pjesetare te MUP-it serb.
Ministri Pajaziti i tha Radios Evropa e Lire se kjo tendence e prishjes se sigurise nga ana e pjesetareve te strukturave ilegale te sigurise, eshte pare edhe para hyrjes ne fuqi te kushtetutes. "Kemi pasur informata dhe kemi informata te vazhdueshme se persona te caktuar planifikojne te krijojne skandale apo eksese pak kohe pas hyrjes ne fuqi te Kushtetutes se Kosoves. Si rrjedhoje, po ashtu kane qarkulluar disa informata se ka tendenca te krijimit te institucioneve paralele, megjithate organet tona ende nuk kane raportuar zyrtarisht se nje gje e tille eshte verejtur", tha Pajaziti.
Ne anen tjeter, deklarata e kreut te Mitrovices pohohet nga pjesetare te SHPK-se ne kete qytet. Zedhenesi Besim Hoti thote se SHPK-ja ka marre informata per pranine e pjesetareve te strukturave ilegale te sigurise. "Kemi pasur ankesa te qytetareve, qe ne forme verbale kane deklaruar se kane verejtur persona te tille, ose persona qe jane identifikuar si pjesetare te MUP-it serb. Nuk kemi informata per vendqendrimin e ketyre forcave", tha Hoti.
Veriu i Kosoves mbetet jashte kontrollit te institucioneve te Kosoves, perderisa shpallja e pavaresise dhe fuqizimi i kushtetutes vetem sa kane forcuar strukturat paralele te sponsorizuara nga Beogradi zyrtar. Nderkohe, disa nga pjesetaret serbe te SHPK-se qe veprojne ne veri, tashme pothuaj kane shkeputur cdo lidhje me koleget e tyre shqiptare, sikurse qe nuk i binden komandes qendrore te ketij sherbimi. Kjo, sipas Besim Hotit, ben qe identifikimi i policeve nga Serbia sikurse vendqendrimi i tyre, aktualisht eshte i pamundur te behet nga SHPK-ja. "Nuk mund te mohojme faktin se ka prani te pjesetareve te MPB-se serbe, por veprimi operacional i tyre eshte ne minimum, ne krahasim me organet legjitime te sigurise. Ata operojne pa uniforme dhe veshtire te identifikohen, por nuk kane ndonje rol ne siguri", tha Besim Hoti.
Sakaq, Bajram Rexhepi ka thene se situata e sigurise ne Komunen e Mitrovices aktualisht eshte e qete, mirepo ka indikacione se gjendja mund te tensionohet, per shkak te veprimit te strukturave te Ministrise se Puneve te Brendshme te Serbise ne veri te vendi.
Apeli: Mos u beni viktima
Ministri Pajaziti ka kerkuar nga qytetaret serbe qe te mos bien pre e manipulimeve dhe te shperthejne izolimin ne te cilin gjenden tash nente vjet. "Nuk kane nevoje ata per njerez te tille, se kinse i mbrojne ata dhe interesat e tyre, pasi qe si pasoje e kesaj, ata po mbeten pjese e izoluar ne komunitetin e tyre, e nuk po integrohen ne shoqeri, te behen pjese e jetes se lire ne Kosove", tha Pajaziti. Prania e pjesetareve te Ministrise se Puneve te Brendshme ne veri eshte pohuar muaj me pare nga vete administrata e UNMIK-ut, zyrtare te se ciles kane pohuar se ne trazirat e 17 marsit ne Mitrovice, ku u vra nje polic ukrainas, kane qene te perfshire pjesetare te MPB-se serbe.