"Shtate anetaret nuk bllokojne Gjykaten e Larte"
TIRANE - Ne nje kohe kur debati per vakuumin ne Gjykaten e Larte ka pushtuar jo vetem politiken, por dhe qarqet e konstitucionalisteve, ministri i Drejtesise, Enkeled Alibeaj, nuk e konsideron krize situaten ne kete institucion. Sipas numrit nje te dikasterit te drejtesise, "mungesa e shtate anetareve ne gjykate, dy prej te cileve qe ne vitin 2005, nuk e ka bllokuar punen". Anetaret e Gjykates se Larte, nje institucion kushtetues, kane nje mandat 9-vjecar, me te gjatin e posteve te mandatuarve, madje edhe te vete presidentit. Sipas Alibeajt, "ne kete gjykate shqyrtohen cdo dite mesatarisht 10 deri ne 15 ceshtje, nderkohe qe statistikat tregojne se 2585 dosje civile dhe penale kane mbetur pezull qe nga viti i kaluar, pasi nuk jane marre ne dore". Por sipas ministrit, vakuumit te pademshem pritet t'i jepet fund brenda korrikut. Ne mungese te anetareve kolegji i bashkuar i gjykates ka reshtur se funksionuari ne kete institucion. Ne te shqyrtohen ceshtjet VIP, te personave me imunitet, qeveritareve, deputeteve dhe njerezve te sistemit te drejtesise. Por kjo gje nuk ka ndodhur kohet e fundit, pasi mungojne anetaret per te plotesuar numrin e nevojshem te kolegjit te bashkuar. Pak dite me pare ishte Kuvendi i Shqiperise qe rrezoi kandidaturat e propozuara nga Presidenti Bamir Topi, pasi kishte mosmarreveshje per zgjedhjen e tyre. Levizja e fundit e presidentit per te zhbllokuar punen ne kete organ, pritet te sjelle 6 kandidatura te reja, por miratimi ose jo i tyre varet vetem nga vota parlamentare. Pikerisht per kete gje eshte ngritur nje komision me njerez te njohur ne fushen juridike, qe do te zgjedhin dhe emrat qe do te votohen per here te dyte nga deputetet shqiptare brenda pak ditesh.
6 kandidatura
Te reja do te sillen ditet ne vazhdim nga institucioni i presidences, por miratimi ose jo i tyre varet vetem nga vota parlamentare, e cila pak dite me pare rrezoi te pese zgjedhjet e presidenti Bamir Topi.
6 kandidatura
Te reja do te sillen ditet ne vazhdim nga institucioni i presidences, por miratimi ose jo i tyre varet vetem nga vota parlamentare, e cila pak dite me pare rrezoi te pese zgjedhjet e presidenti Bamir Topi.