E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmendet merkato, të gjithë duan Balotelin

Barcelona

Edhe Barcelona ka kërkuar lajme për Mario Balotelin. Kjo ka ndodhur të enjten në një takim mes Mino Raiolës me numrin një të blaugranëve, Sandro Rosel. Menaxheri dhe presidenti i Barcelonës kanë folur për Ibrahimoviç, të cilin Raiola e ka përkufizuar disa herë si të pashitshëm, por diskutimi ka precipituar edhe te talenti i ri zikaltër. Gjatë bisedës menaxheri ka zbuluar vlerësimin e madh të Roselit për Supermario, të cilin e gjykon “një talent i ri, i tipit Barcelona”. Për momentin e ardhmja e Balotelit vazhdon të jetë shumë e paqartë. Ndërkohë që në radhë për të, veç Mançester Sitit është futur edhe skuadra e çelsit, e cila drejtohet nga trajneri Karlos Ançeloti. Gjithsesi e ardhmja e sulmuesit pritet të qartësohet brenda këtyre ditëve.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›